Search

Dita Botërore e Mjedisit

Në shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit, stafi i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA - Kosovë morën pjesë vullnetarisht në aksionin “Ta pastrojmë Brezovicën”, në kuadër të organizatës Let’s Do It - Ta pastrojmë Kosovën. Në këtë iniciativë, u mblodhën qindra thasë me mbeturina dhe u pastruan rrugët e Brezovicës.

Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi për të reflektuar mbi ndikimin tonë mjedisor dhe për t’u angazhuar për të bërë zgjedhje të qëndrueshme që do të ndihmojnë në ruajtjen e planetit tonë për brezat e ardhshëm.

Falenderojmë të gjithë anëtarët e ekipit për përkushtimin dhe kontributin e tyre në këtë kauzë të rëndësishme. Gjithashtu, falenderojmë organizatën Let’s Do It - Ta pastrojmë Kosovën dhe të gjitha institucionet tjera të rëndësishme për organizimin, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këtë aksion të përbashkët.

Së bashku, për një jetë më të mirë.

Scroll to Top