Sigurimi i
Përgjegjësive
Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për demet e shkaktuara karshi paleve te treta
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij. Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Arkitektet dhe inxhinieret
Vleresuesit e pasurive te paluejtshme
Agjentet e sigurimit dhe keshilltaret e investimeve
Avokatet
Noteret
Profesionet e reja ne te cilat perfshihen: konsulentet e publicitetit, bizneset e teknologjise se informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistet, konsulente fitnesi, trajnues privat e te tjere te ketij lloji
Doktoret, dentistet, ndihmes mjeket, okulistet
Sigurimi i Përgjegjësisë Produktit
Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg .
Kush mund të sigurohet?
Ky produkt është i domosdoshëm për të gjithë...
Biznesmenët
Prodhuesit
Shitësit me shumicë dhe pakicëtë një malli të caktuar.
Sigurimi i Përgjegjësisë Hoteleve dhe Restorante
Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.
Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t'i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere. Në rastin e hoteleve kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi janë disa rreziqe të cilat teknikisht dhe financiarisht trajtohen në një policë të vetme sigurimi.
Sigurimi i Përgjegjësisë Punedhenesit
Punedhenesi mund te behet i detyrueshem te kompensoj punonjesin e demtuar ose trashegimtaret e tij ne rast vdekje, per nje lendim aksidental qe shkaktohet ne orar te punes, nese ka ose jo neglizhence nga punedhenesi ose jo.
Pyetjet më të shpeshta
Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit te pergjegjesise.
Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numer faktoresh duke perfshire kufirin e demshperblimit qe do te sigurohet, masa dhe qellimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut qe lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e ketij sigurimi eshte 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti.
Tarifat variojne sipas kufijve te mbulimit të përgjegjesisë dhe xhiron vjetore te te Siguruarit.
Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet. Tarifa mesatare eshte 0,2% e limitit total te pergjegjesise.
Tarifat per kete sigurim variojne nga 0,25% - 0,35% e shumes totale te pagave gjate nje viti.